“Sëmuret” Emiljano Shullazi, mungon në gjyq për shkak të operacionit

Kliko per me shume info

Mungesa e Emiljano Shullazit dhe avokatit mbrojtës të Gilmando Danit, u bë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore të ballafaqimit të të dyshuarve me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja.

Mësohet se Shullazi ka bërë një ndërhyrje të vogël kirurgjikale dhe për këtë fakt nuk është paraqitur në sallën e gjyqit duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Kliko per me shume info

Por në sallë, mungoi edhe Eno Bushi mbrojtësi i të dyshuarit Gilmando Dani. Mungesa e tyre, bëri që gjykata të shtyjë seancën e sigurimit të provës për në datën 16 shkurt.

Nga ana tjetër, edhe avokatët kryesisht nuk pranojnë të marrin në mbrojtje të dyshuarit me arsyetime të ndryshme deri edhe te frika.

Sigurimi i provës në gjykatë, shtyhet për të 10 herë, ku avokatët e të dyshuarit nuk pranojnë të bëjnë ballafaqimin me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, i cili i ka kallëzuar për gjobëvenie.ABCnews

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here