Sekuestrohet 1 ton kanabis, pranga 55 vjeçarit në Vlorë (Foto)

Kliko per me shume info

Policia e Vlorës finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar “UNDERGROUND” , duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme më lëndë narkotike prej 1 ton e 255 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva. 

Policia bën me dije se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi: Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Peshkëpi, Vlorë, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike me peshë prej 1255 kilogram, e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.
Mësohet se lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës.

Kliko per me shume info

Po ashtu, policia njofton se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian, dhe kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër keto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i Ilirjan Borakës, shtetasi Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis),
– 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,
– makineri për presimin e lëndës narkotike,
– fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./lajmifundit.al/

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here