Samsung do të mposhtë Apple-n, ja 5 vecoritë e Galaxy S8 që iPhone nuk i ka

Kliko per me shume info

Samsung do të publikojë së shpejti telefonin e ri të gjeneratës Galaxy.

Galaxy S8 pritet të publikohet në javët e ardhshme, ndërsa në internet janë publikuar qindra artikuj lidhur me vecoritë që do të ketë ky telefon.

Kliko per me shume info

Duket se Samsung do të mposhtë rivalin iPhone, pasi do të sjellë 5 vecori që kompania Apple nuk i ka në telefonat e zgjuar.

 

Skaneri i irisit

Duke përdorur një skaner të veçantë të irisit, celulari do t’i lejojë përdoruesit që t’i hapin celularët e tyre vetëm përmes syrit.

Mënyra Desktop

Kjo veçori e re nuk ka qenë në ndonjë celularë tjetër ose në Samsung. Kjo do t’ua mundësojë përdoruesve që të hyjnë në përvojën Desktop të celularit duke e lidhur celularin me një monitor.

Mënyra ‘bishë’

Një tjetër veçori e re që do të jetë në celularin e ri të Samsung është edhe ‘Mënyra Bishë’, e cila nuk do të gjendet në celularët e ardhshëm të Apple. Nëse thashethemet janë të sakta, kjo veçori e veçantë do ta kthejë Galaxy S8 në një fuqi të madhe kompjuterike. Veçoria do të jetë e dobishme për të luajtur lojëra dhe për të kryer funksione të tjera të rënda.

Mbështetja për mikro-kartë SD

Apple bën më shumë para duke i detyruar njerëzit që të blejnë celularë më të shtrenjtë për të fituar hapësirë më të madhe, dhe nuk ka asnjë mënyrë që kompania do të ofrojë hapësirë të jashtme në iPhone. Ndërkohë, Galaxy S8 do të përfshijë edhe mbështetjen për mikro-kartë SD që do të ofrojë deri në 2TB hapësirë.

Porti 3.5mm për kufje

Eh ndryshe nga Apple që e hoqi atë nga iPhone, Samsung pritet që ta mbaj ende portin për kufje.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here