“Samsung” prodhon 160 milionë ekrane OLED për “iPhone 8″

Është folur prej kohësh për ekranet OLED të “iPhone 8” dhe sipas gazetës koreano jugore “The Investor” do të jetë “Samsung” kompania e cila do t’i prodhojë. Konkretisht do të prodhohen 160 milionë panele OLED për “iPhone 8”. Dy gjigandët e industrisë kishin një marrëveshje për 100 milionë njësi por raporti më i fundit thotë se firma e “Cupertinos” ka rritur kërkesën.

Po sipas “Investor”, ndërsa raporte të hershme flisnin për tre modele me madhësi të ndryshme, ekranet OLED do të implementohen në të gjitha versionet. “Samsung” dominim këtë sektor. Kompania prodhon 95% të ekraneve OLED në mbarë botën. Rivali më i afërt është LG i cili në të ardhmen mund të jetë një prej furnizuesve të “Apple” shkruan “PCWorld”. Me ndryshim radikale që pritet të vinë në “iPhone 8”, analistët sugjerojnë se ky model do të fillojë të prodhohet më herët sesa ka ndodhur në të kaluarën.

Ditën e djeshme u zbulua një detaj tjetër që lë të kuptohet se iPhone 8 do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Njihuni me disa fakte interesante për VW Golf

Një ndër makinat më të suksesshme që nga nisja është Volkswagen. Mësohet ...