Sulmuesi i kombëtares shënon për Luganon

Sport

Për të dytën javë radhazi, Armando Sadiku gjen golin për ekipin e tij Lugano.

Pas golit të shënuar javën e kaluar, këtë herë sulmuesi elbasanas ka dërguar sërish topin në rrjetë, në barazimin 1-1 që Lugano arriti në Vaduz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ishte një tjetër pikë me vlerë për Luganon e Sadikut dhe Tramexanit, në betejën për qëndrimin në Super Ligën zvicerane.

Edhe Taulant Xhaka është aktivizuar titullar në fitoren 4-3, që Bazeli i tij arriti me përmbysje ndaj Laussane. Mesfushori zhvilloi një 90-minutësh të mirë, duke asistuar edhe njërin nga golat e shënuar.

Lajm i mirë vjen edhe nga Greqia. Ergys Kaçe rikthehet të luajë si titullar në kampionat, për Paok-un e Selanikut, në ndeshjen e fituar me rezultatin 4-0 ndaj Verias.

Mesfushori korçar kishte pasur probleme kohët e fundit, pas huazimit të dështuar në Çeki, të Sparta e Pragës dhe u rikthye në janar te selanikasit, por vetëm sot rimori vendin e tij si titullar.

ME TE LEXUARAT