Sadije Berisha tregon dhuratën e Shën Valentinit: Kjo është dashuri, edhe për…

Showbiz

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha ka kaluar një Shën Valentin të veçantë dhe sigurisht lulet nuk i kanë munguar. Ka qenë ajo vetë që ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet një tufë me lule.

Ajo ka marrë një buqetë me 50 trëndafila të bardhë dhe tre të kuq, të cilët kanë domethënien specifike, të cilën e ka shpjeguar vetë Sadija përmes një statusi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“50 trëndafila të bardhë, dhe tre të kuq, një për mua, një për Medinën dhe një për Laidonin. Faleminderit! Gëzuar Shën Valentinin të gjithëve. Kjo është dashuri, të mendosh edhe për fëmijët,”-shkruan Sadija në Facebook.

Prej disa kohësh ajo është në një lidhje të re dhe mesa duket po e shijon mjaft këtë periudhë të jetës.

ME TE LEXUARAT