Rumani, protestat antikorrupsion bllokojnë vendin në ditën e tretë, ikin dy ministra

Bota

Në Rumani edhe për të tretën natë me radhë janë mbajtur protesta kundër dobësimit të legjislacionit antikorrupsion, në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra vetë.

Raportohet nderkohe se dy ministra kane dhene doreheqjen pas protestave masive qe futen vendin ne krize politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përkundër protestës më të madhe prej rënies së komunizmit në vitin 1989 në këtë vend, qeveria ka refuzuar ta tërheq dekretin e 31 janarit për dekriminalizimin e disa keqpërdorimeve të postit zyrtar.

Protestuesit janë mbështetur nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i cili ka bërë ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se masa e qeverisë e dëmton sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Policia tha se mbrëmë vonë në rrugët e disa qyteteve kishin dalur më se 250 mijë njerëz, ndërsa para ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin Bukuresht, mbrëmë ishin mbledhur 80 mijë vetë.

ME TE LEXUARAT