Rumani, Presidenti kërkon dorëheqjen e gjithë qeverisë

2
Kliko per me shume info

Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Johanis la të kuptohej sot para Parlamentit se dëshironte një dorëheqje të qeverisë socialdemokrate për zgjidhjen e krizës provokuar nga një tentativë për lehtësimin e legjislacionit antikorrupsion.

Përballë një vale manifestimesh të pazakonta që prej rrëzimit të komunizmit, kryeministri, Sorin Grindeanu anuloi të dielën një dekret të kontestuar që do t’i mundësonte politikanëve t’i shpëtonin ndjekjeve penale.

Megjithatë, miratimi i dekretit dhe një shkarkim të mundshëm të ministrit të Drejtësisë nuk janë të mjaftueshme”, theksoi presidenti gjatë një fjalimi zyrtar para deputetëve.

Zgjidhja e krizës gjendet brenda maxhorancës së majtë”, nënvizoi Johannis duke sugjeruar një dorëheqje të qeverisë dhe emërimin e një ekzekutivi të ri nga Partia Socialdemokrate (PSD).

”Ndërkohë që ky formacion siguroi një fitore gjatë zgjedhjeve legjislative në muajin dhjetor, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme do të ishte i tepërt në këtë stad”, theksoi presidenti.

“Ju keni fituar, tashmë qeverisni dhe legjitimoni, por nuk ka rëndësi se si, Rumania ka nevojë për një qeveri të fortë, një qeveri që punon në mënyrë transparente dhe të parashikueshme”, theksoi ai.

”Por, nëse PSD-ja, që ka krijuar këtë situatë, nuk e zgjidh menjëherë këtë situatë, do të thërras partitë politike për bisedime, në kuadër të atributeve të mia”, nënvizoi presidenti.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here