Protesta e opozitës më 18 shkurt, Gramoz Ruçi ka një porosi për deputetët e PS-së

Kliko per me shume info

Ndërkohë që po afron 18 shkurti dhe seanca e fundit parlamentare para protestës së opozitës, PS ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar ku ka dhënë disa porosi.
Ruçi ka porositur deputetët e PS-së që të mos bien pre e provokimeve ditën e enjte në Kuvend, thonë burime të “Panoramës” brenda PS-së.

“Duhet të bëjmë kujdes ditën e enjte gjatë seancës. Deputetët tanë nuk duhet të bien pre e provokimeve nga ana e opozitës. Përmbajuni rendit të ditës. Ata do ta kthejnë situatën në funksion të protestës së 18 shkurtit, ndaj kini kujdes”, mësohet të ketë porositur Ruçi deputetët e PS-së.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here