Drejtori i RTSH pushon nga puna tre kompozitorët më të njohur në Shqipëri

35
Kliko per me shume info

Departamenti i Kulturës në Partinë Demokratike ka denoncuar në media shkarkimin nga puna të tre kompozitorëve të njohur të institucionit të RTSH-së, Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi e Alfred Kaçinari.

“Në valën e shkatërrimit të Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitorët e shquar Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari të cilët kanë bërë histori në krijmtarinë tonë, pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin si dhe në shkelje flagrante të integritetit të tyre profesional pushohen nga puna pa asnjë mundësi reagimi apo alternativë për të vazhduar kontributin e tyre artistik”, shkruante dje Arben Skënderi, kreu i këtij departamenti në PD.

Kliko per me shume info

Pas këtij lajmi Blitz ka kontaktuar me drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi i cili ka sqaruar në detaje të vërtetën e këtij lajmi, dhe atë se çfarë po ndodh me institucionin që ai drejton.

“Në 15 janar hyri në fuqi ligji për ndryshimet e reja në strukturën e RTSH-së në bazë të së cilit të gjitha drejtoritë nuk do të jenë si më parë, pasi do të shkrihen dhe do të ristrukturohen nga e para. Nuk do të ketë më Drejtori të Radios, të Satelitit, të rretheve, por do të ketë disa njësi dhe ato janë: “Njësia e Programeve, Njësia e Lajmeve, dhe Njësia Teknike”,- tha Gëllçi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here