U ofruan rryshfet policëve, arrestohen dy shoferë në Tiranë

Aktualitet

policia-kamzePolicia ka vënë në pranga sot dy persona nën akuzën e korrupsionit aktiv. Efektivat e rrugores në bashkëpunim më Seksionin e krimit ekonomiko-financiar, kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 31 vjeçarin Lindor Ahmetaj, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

Policia ka thënë se Ahmetaj tentoi ti japë një shumë prej 1000 mijë lekësh efektivit të policisë rrugore, duke konsumuar veprën penale të, “korrupsionit aktiviv ndaj personave që ushtorjne funksione publike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme është bërë edhe arrestimi i dytë në flagrancë, vetëm pak minuta më vonë për 28 vjeçarin nga Mati Edison Cukali.

Sipas policisë, ky i fundit kërkoi të korruptone punonjësin e policisë rrugore me 2000 mijë lekë të reja, pasi kishte kaluar semaforin me dritë të kuqe. Të dyja rastet korrupsioni janë dërguar në prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT