Mori 3 mijë euro rryshfet për gjyqtarin, arrestohet avokati

Arrestohet nje avokat me akuzen e korrupsionit ne lidhje me nje shume rryshfeti prej 3 mije eurosh. Policia e shtetit tha se operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Policinë e Shtetit me Sektorët përkatës në Drejtorinë Vendore Tiranë e Elbasan dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve zyrtare, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në koordinim me Sektoret për Hetimin e Korrupsionit në qendër, seksionet Tiranë e Elbasan dhe Drejtorine e forces se posacme operacioneve, me datë 31.01.2017, ka goditur 3 raste korrupsioni në sitemin e drejtesisë:

Pas një hetimi proaktiv prej 3 mujash, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, me datë 31.01.2016 është finalizuar operacioni “Drejtësia”, me arrestimin e avokatit Gjin Marku, 52 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Fushë – Mamurras.

Arrestimi u bë me vendim gjykate në datë 31.01.2016. I larpërmenduri me veprime aktive ka kërkuar 3000 euro në mënyrë sistematike për ti paguar tek gjyqtari i çështjes gjyqësore penale, për të dhënë një pafajesi.

Nga policia, po vazhdojnë, hetimet për zbardhjen e të gjithë rrethanave dhe lidhjeve të tjera, për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,”Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 245/1, 319 e 319/ç të K.P.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trafikimi i 8 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, zbulohet skema ’’gjeniale’’

Policia italiane para një muaji kapi 8 ton kanabis sativa që kishte ...