"Rrjeta" kap 22 kilograme droge ne Lezhe, nje ne pranga, tjetri ne kerkim

Aktualitet

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar " Rrjeta", sekuestrohen 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë.

Policia tha se me datë 03.02.2017 , në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar "Rrjeta" ku si rezultat i tij :

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U arrestua në flagrancë shtetasi Kostandin Mrruku , 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë.

Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë , e paketuar në 20 pako gati për shitje.

Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e mundur kapja në flagrancë në ikje e sipër e shtetasit Konstandin Mrruku, kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer malor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT