Rrëzohet një palmë e kalbur në Bulevardin në Vlorë, alarmohen banorët, dëmtohet një makinë(Foto)

Aktualitet

Në Bulevardin Vlorë-Skelë ditën e sotme një palmë ka rënë mbi një automjet duke shkaktuar dëme materiale.

Mësohet se makina tip ‘Merdes Benz’ ka qenë e parkuar në afërsi të zonës së ‘Kalit të Trojës’ dhe brenda saj nuk ka pasur njeri. Sipas informacioneve, makina është në pronësi të një efektivi policie, ndërsa thuhet se pema ka rënë pasi ishte kalbëzuar.

Pavarësisht se mëngjesin e sotëm ka pasur lëvizje të mëdha gjatë kohës kur ra pema, fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Kjo është hera e dytë kur një palme e kalbur bie mbi një automjete. Disa muaj më parë, u dëmtua automjeti i ish-lojtarit të Flamurtarit, Sokol Kushta dhe një tjetri mjeti i parkuar pranë tij ku ishte rrezikuar dhe një nënë me fëmijë.

Problemi i palmave të kalbura ka nisur që prej dy vjetësh ku gati çdo pemë është prekur nga bubureci i kuq.

ME TE LEXUARAT