Rrefimi/ “Si më mashtroi kolegu pas seksit të shfrenuar në zyrat e punës”

Një vajzë e re ka rrëfyer historinë e dashurisë por edhe të tradhtisë së saj, nga e cila duket se ka humbur shumë. Në një letër drejtuar psikologes së “The Sun” ajo i ka treguar se si u mashtrua nga kolegu i punës pas seksit në zyrë. Ja çfarë ka treguar 25-vjeçarja.

Letra e vajzës

“E dashur psikologe Deidre, jam në një hall të madh!

Para disa javësh përfundova duke bërë seks me kolegun e punës. Kishim disa kohë që punonim së bashku dhe një ditë kishim qëndruar të dy pak më gjatë se orari jonë. Pasi mbaruam punët që kishim në dorë, nisim një bisedë në përgjithësi.

Në muhabet e sipër kuptuam që të dy ne kishim një gjë të përbashkët… kishim kohë që nuk bënim seks me partnerët tanë.

Kështu, menduam se do të na bënte mirë që të bënim seks pikërisht në atë moment, por vetëm për një herë. Por në fakt nuk ndodhi vetëm një herë, e përsëritëm disa herë në shtëpinë e tij kur gruan e kishte në punë.

Por çfarë ndodhi pas kësaj?! Unë fillova të ndjej shumë për të, dhe po ashtu më thoshte edhe ai mua. Kështu vendosëm që do të ndaheshim nga partnerët tanë dhe do të nisnim një jetë së bashku. Unë me zor të madh u ndava nga i dashuri, por ai nuk u nda nga gruaja e tij. Më tha se unë i ushtroja presion dhe se nuk ishte gati.

I premtova se do ta prisja deri sa ai të ishte në gjendje për t’u ndarë, por kaloi shumë kohë dhe ai vazhdonte njësoj. Më pas unë u lidha edhe një herë me ish-in tim. Por kur ai e mësoi këtë u bë xheloz dhe aty fillova të kuptoj se ndoshta kësaj here më do dhe do të ndahet.

Por jam shumë e ngatërruar dhe nuk di a duhet ti besoj apo jo?!”

Përgjigjja e psikologes

‘Duket se ai është një person të cilit nuk mund t’i besosh. Ai të gënjen dhe nuk ka ndërmend të ndahet për të jetuar me ty.

Ajo që duhet të bësh është të shkëpusësh çdo lidhje me të dhe të mos shpresosh por të bindësh veten se ai nuk të meriton. E ndërsa sa i takon rilidhjes me ish- të dashurin, mendoji gjërat me qetësi.

Nëse jykon se e do atëherë ulu dhe diskuto me të lidhur me raportet tuaja seksuale. Në të kundër shkëputu dhe prej tij dhe nis një jetë të re me një person që të meriton”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Të mrekullueshëm në seks? Ja ushqimet që ju ndihmojnë

Shumë këshilla vijojnë nga ekspertët e seksit, për të pasur një marrëdhënie ...