Rrëfimi mes lotësh i tropojanit/ “Djalin e dënoi Zoti, i bleva shtëpi në Tiranë, por na gjeti hataja”

Aktualitet

Gati i shkatërruar, pa gjetur ende zgjidhje, i sorollatur dyerve të gjykatës. Kjo është historia sa e dhimbshme dhe aktuale e Rexhep Toskës, tropojanit që vendosi të rrëfejë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 peripecitë që po kalon, pasi pronari i shtëpisë e ka mashtruar.

Toska, baba i një djali tetraplegjik tregoi se kishte vendosur të blinte një apartament në Tiranë që i biri të kishte më afër spitalet dhe ndihmën më të specializuar, por pasi hyn në banesë zbulon se me apartamentin kishte ndodhur hataja.“Para se ta blija apartamentin thashë meqë djalin e dënoi Zoti, të mos e dënoj dhe unë…i bleva shtëpi në Tiranë, po na ndodhi ajo që nuk prisnim kurrë”,- tregoi ai, ndërsa kur përmendi të birin Klodin u përlot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bëra kontratën. Fillimisht i kam larë lekët me këste, por pas blerjes së apartamentit pronari më mashtroi. Kur prisja të merrja certifikatën e pronësisë dhe të dorëzoja pjesën e fundit të lekëve, në dhjetor të 2015 më vjen në shtëpi shoqëria përmbarimore dhe më thotë se shtëpia është shitur tek zonja Romina… pra ishte nën sekuestro dhe duhet ta dorëzoja. Shkova takova pronarin, i thashë kjo shtëpia është e Klodit. T’i s’ke të drejtë ta shesësh i thashë, kur unë të kam paguar lekët”,- tregoi ai konfliktin.

Sipas tropojanit, duke qenë se nuk ishte bërë ende aktshitja përfundimtare, përmbarimi ka sekuestruar pronat e pronarit, i cili ua kishte borxh disa të tretëve, mes tyre edhe shtëpinë e tij, për të cilën kishte paguar pjesën më të madhe të parave.

E ndërsa ai endet gjyqeve, zbulon edhe një detaj të dhimbshëm, braktisjen nga bashkëshortja e cila e bën fajtor për gjithçka ka ndodhur.

“Ajo u largua në Itali, dyshon që i kam lënë paratë në bixhoz. Unë i thashë edhe pronarit që nuk duhet të lije peng pasurinë e Klodit.. i kam thënë Kanuni është Kanun”, shton ai ndër të tjera.

PËRBALLJA LIVE NXJERR ZBULUAR PRONARIN

Toska: Viktor tre gjëra desha më të thënë t’i kam dhënë lekët sipas kontratës ë sipërmarrjes?

Pronari: Po

Toska: Viktor, me c’të drejtë e more certifikatën e pronësisë në emrin tënd kur atë apartament e kishe shit?

Pronari: S’të dëgjoj mirë, flasim më vonë se nuk jam mirë.. Jam duke ecur

Toska: Kështu bën, ti kur gënjen…/BW/

ME TE LEXUARAT