Rrëfimi prekës i bashkëshortes së Dritëroit: ‘’Nuk dua të qaj, kemi jetuar 55 vite bashkë dhe…’’

12
Kliko per me shume info

Dy ditë pas vdekjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, vjen një rrëfim prekës nga bashkëshortja e tij, Sadije Agolli.
Ajo shprehet: ‘’ Unë nuk dua të qaj. Jam bërë e fortë për të sepse duhet t’i bëj të gjitha respektet. Kemi jetuar bashkë 55 vite, jemi rritur, pjekur e plakur sëbashku”.

E ulur në kolltukun ku zakonisht ulej shkrimtari në dhomën e ndenjës, Sadije Agolli duke mbledhur veten për të mos qarë, i qëndron tek koka arkëmortit të bashkëshortit që tanimë është bërë një mal i bardhë me lule.

Kliko per me shume info

‘Mjekët e kishin vënë në qetësues dhe neve na kishin thënë “ikni në shtëpi”. Asnjë nga familja nuk qe aty. Kishim folur me një nga mjekët pak minuta më parë dhe e na tha “është njesoj”. Më pas doli lajmi që iku. Filluan mesazhet e ngushëllimit, ne kështu e morëm vesh që e humbëm atë.

“Ikëm dhe i thamë: “Dritero po ikim, do vijmë prapë.”
“Mirë” na tha. Këto qenë fjalët e fundit që dëgjuam prej tij” tha Sadija për bashkëshortin mbasi na ka treguar se mjekët i jepnin qetësues që të flinte e të mos lodhte trupin.

Kur lajmi kishte dalë në media e mesazhet ngushëllonin familjen, “mjekja na tha ejani se është rëndë! Ikëm me nxitim por nuk e gjetëm gjallë,” – thotë e shoqja me pendesë edhe pse asgjë ndryshe nuk ka mundur të bëjë duke shtuar se “së fundmi e pati lodhur edhe zemra ngaqë sforcohej për të marrë frymë, kishte aritmi. I thoshte doktoreshës “police” ngaqë ajo i fliste kur donte ta hiqte oksigjenin se e lodhte”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here