Rëfimi i pacientes: Mjeku u zverdh dhe shtangu nga ajo që i kërkova, pasi më…

10
Kliko per me shume info

Ka shkuar për të bërë një eko, por është përballur me një skenë që në fakt s’të bën më përshtypje në vendin tonë. Teksa dyqaneve po u kërkohet çdo ditë vënia e kasës fiskale, në spitale paguhet në dorë dhe nuk merr asnjë faturë.

Kështu, një paciente ka ndarë me ne eksperiencën e saj aspak të mirë në QSUT, ku mjeku kryen shërbimet dhe i merr paratë në dorë, ndërsa arka funksionon vetëm kur ndonjë pacient kërkon faturën.
Ja çfarë rrëfen ajo:

Kliko per me shume info

“Sot isha për një vizitë ferri në Urgjencën e Kirurgjisë në QSUT. Për të mos treguar gjithë kalvarin e pritje përcjelljeve nga një zyrë në tjetrën, po tregoj vetëm fundin. Pasi bëra ekon abdominale mjeku më kërkoi 1500 lekë, i dhashë brenda dhomës së tij 5000 lekë dhe doja reston. Prit pak tha mjeku dhe doli të thyente, bashkë me të dola edhe unë. Kur dola në korridor pashë një tabelë në recepsion që shkruante ARKA (çfarë dmth kjo pyeta) pse mos bëja pagesën tek ARKA ??

Pse mjeku mori leket dhe shkoi t’i thyente drejtim krejt tjetër???? Nuk prita gjatë, mjeku u kthye dhe pasi hyri sërish në dhomën e tij më ftoi brenda, zgjati dorën dhe më dha kusurin. Faleminderit i thashë, më jep edhe faturën.. Pasi u zverdh e u shtang erdhi e më shoqëroi tek ARKA ku i tha gruas që rrinte aty të bënte faturën dhe u largua drejt dhomës së tij (madje për t’u siguruar mirë dërgoi asistenten e tij pranë gruas së Arkës).

Pasi mora faturën që kërkova, arkëtarja më kërkoi prapë lekët. Çfarë???? I shfryva e revoltuar??? Shko merrja mjekut të ekos i thashë dhe ika (të vazhdoja kalvarin tim të vuajtjeve dhe pritje përcjelljeve). Tani që po e shikoj faturën me kujdes dhe ftohtë nuk më duket një faturë tatimore , po thjesht një Mandat Arkëtimi ( pa Asnjë fiskale në të).

Si I bie të jetë kjo? Kush I mori lekët e mia? Mjeku? Arkëtarja? Ndihmësja e mjekut? Apo QSUT- ja? Kush ja futi kujt??”. /Joq/


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here