“Rroshi tregton drogë në gjimnaze”, prindër, mësues e nxënës në protestë kundër Berishës

Kliko per me shume info

Prindër, mësues, nxënës e stafi pedagogjik i shkollës së mesme të përgjithshme “Aleksandër Moisiu” në Kavajë kanë protestuar mesditën e sotme.

Shkak është bërë një status në Facebook i ish-kryeminsitrit Sali Berisha dy ditë më parë, i cili akuzonte kreun e bashkisë Kavajë si shpërndarës të drogës në këtë gjimnaz.

Kliko per me shume info

Drejtoresha e këtij gjimnazi, Rovena Xeka i ka quajtur shpifje të mirëfilltë postimin në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se do ta ndjekë në rrugë ligjore këtë shpifje të ulët të ish-kryeministrit. Xaxa u zotua se në gjimnazin e drejtuar prej saj ky fenomen nuk ekziston.

Edhe prinderit kanë dalë në mbështetje të stafit pedagogjik, duke deklaruar se janë të sigurtë për fëmijët e tyre, pasi janë nën kujdesin e një stafi pedagogjik profesionist, raporton “News 24”.

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në facebook akuzoi kryebashkiakun Elvis Rroshi dhe drejtoreshën e gjimnazit se drejtonin tregtimin e lëndëve narkotike në ambjentet e gjimnazit të kavajës “Aleksandër Moisiu’.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. aju keni ik per lesh te gjith qe merreni me berishen e kushy e ka ber ate ai M… U po dhe ky Roshi sesht me i mir se ai jo ai esht mijarder ka ber leke duke shfrytezuar femra dhe tani ne politiken shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here