I çmendur pas shpejtësisë, Ronaldo teston modelin e ri të “Bugatti”-t

Soft
I çmendur pas shpejtësisë, Ronaldo teston modelin e ri të

Kristiano Ronaldo është i pasionuar pas makinave të shpejta dhe kjo nuk është një gjë e re. Në garazhin e tij gjenden, mes të tjerash, vetura luksoze si “Ferrari 599 GTB Fiorano” dhe “Bugatti Veyron”.

Këtë të fundit ylli portugez ia bëri dhuratë vetes pasi fitoi Kampionatin Europian verën e shkuar. Ajo kushton dy milionë euro dhe në botë janë vetëm 450 ekzemplarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, “Bugatti” i ka bërë një surprizë kampionit të Realit: i ka dhënë mundësinë ta provojë në timon modelin “Chiron” ende pa dalë në shitje.

“Bugatti Chiron” arrin shpejtësinë 0-100 kilometra në orë në vetëm 2.5 sekonda, 200 kilometra në orë në 6.5 sekonda kurse 300 kilometra në orë i kap për 13.6 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 420 kilometra në orë, ndërsa pa kufizues mund të arrijë në 463 kilometra në orë.

ME TE LEXUARAT