Rinisen kërkimet në mininerën e Bulqizës për 3 minatorët e bllokuar

11
Kliko per me shume info

Një ditë pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, mësohet se kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 3 minatorëve të bllokuar në galeri. Kërkimet vijojnë në galerinë në nivel 21, ndërsa grupet e shpëtimit kanë arritur në nivelin e 14-të. Sakaq, raportohet se duhen edhe 1000 metra që grupet e kërkim-shpëtimit të arrijnë në nivelin 21.

NGJARJA
Tre minatorë kinezë u plagosën dje në minierën e kromit në Bulqizë si pasojë e shpërthimit të gazit të hidrogjenit në nivelin ku ata punonin. Ndërkohë tre shtetas të tjerë kinezë mbetën të izoluar në thellësitë e nëntokës, ndërsa fati i tyre nuk dihet fati i tyre. Burime zyrtare pranë kësaj miniere bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të ditës së djeshme, në nivelin 21, gjatë punimeve që po bëhen për hapjen e pusit të thellësisë që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone të pasur me burime natyrore.
Mësohet se investimi po kryhet nga kompania koncesionare “Albchrome”, përmes kompanisë kineze “Ëenzhou Mining Co Ltd”, e specializuar dhe e nënkontraktuar nga koncesionari për këtë shërbim. Menjëherë pas shpërthimit, tre minatorët e plagosur u dërguan në spitalin e Bulqizës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha të këtij spitali, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi “vullkanik” në 2000 metra në thellësi të nëntokës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në minierën e kromit, ndërsa mësohet se nga pala shqiptare nuk ka pasur persona të dëmtuar.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here