Renditja e FIFA-s, lajm i keq për Shqipërinë, kombëtarja humb 5 vende

Sport

Kombëtarja shqiptare humbet sërish pozicione në klasifikimin mujor të FIFA-s. Këtë radhë, skuadra jonë përfaqësuese e sheh veten në vendin e 55, 4 shkallë më poshtë se në renditjen e muajit të kaluar.

Arsyeja për humbjen e terrenit në këtë klasifikim ka të bëjë me faktin se disa skuadra afrikane kanë fituar ndjeshëm pozicione, siç është rasti i Kamerunit, që pas fitores në Kupën e Kombeve është ngjitur në vendin e 33-të, nga vendi 62-të që ishte muajin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përsa u përket vendeve të para nuk ka shumë ndryshime. Argjentina vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga rivalët e Brazilit në vendin e dytë dhe skuadra kampione e Botës, Gjermania, në të tretin.

Klasifikimi vijon me Kilin dhe Belgjikën, ndërkohë që Franca është ngjitur në vendin e gjashtë, duke spostuar një shkallë më poshtë Kolumbinë.

Në dhjetëshen e skuadrave më të mira të FIFA-s janë edhe Portugalia, Uruguaji dhe Spanja, të pozicionuar respektivisht në vendin e 8, 9 dhe të 10.

ME TE LEXUARAT