Receta popullore që ka mahnitur mjekët...!

Soft

Prej vitesh populli ynë kësaj bime i është qasur si bimë mbrojtëse. Këtyre ditëve përsëri e kujtojmë murrizin, i cili pothuajse është harruar, e që dikur kishte shërbyer si zbukurim i kopshteve.

Se është harruar, është mjaft keq për faktin se ofron veti të shumta shëruese. Gjethet e tij përmbajnë “trimetilaminë” dhe “glikozid oksiakantin”, derisa fryti përmban vaj eterik, taninë, saponinë, glikozide dhe fruktozë, por edhe kalium, natrium, kalcium dhe acide fosforike. Murrizi para së gjithash u dedikohet njerëzve që kanë probleme me zemër, por edhe femrave në parapauzë dhe menopauzë. Po ashtu, murrizi i qetëson edhe nervat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shërim shtëpiak mund të përgatitni tinkturë nga murrizi, e cila rregullon shtypjen e gjakut, përshpejton qarkullimin e gjakut, forcon enët e gjakut dhe zemrën. Krahas kësaj, ul rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës, derisa i zbut edhe simptomat e bronkitit, inflamacionet e mushkërive dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive.

PËRBËRËSIT:

60 gramë përzierje të gjetheve të freskëta dhe lule të murrizit; 3 decilitra 96 për qind alkool mjekësor; Një kavanoz i qelqtë që mbyllet në mënyrë hermetike. PËRGATITJA: Imët i copëtoni lulet e murrizit dhe i futni në kavanoz. E mbuloni më pas me tre decilitra alkool, i përzieni, e mbyllni dhe e lini në temperaturë të dhomës për të qëndruar tri javë rresht. Pas kësaj periudhe të caktuar kohore, përmbajtjen e procedoni në një kavanoz të errët që po ashtu mund të mbyllet në mënyrë hermetike dhe e ruani në vend të errët e të ftohtë. Kjo sasi do të duhet t’ju shërbejë për tre muaj.

PËRDORIMI:

Tretni 15 pika tinkturë në 50 deri 100 ml ujë dhe i pini gjysmë ore para secilës shujtë. Ta konsumoni tre deri katër herë brenda ditës, e përdorni rregullisht për tre muaj, e më pas duhet të bëni pauzë.

ME TE LEXUARAT