Real Madridi rikthehet sensacional

Sport

Real Madridi ka bërë një rikthim sensacional në përballje me Villarealin.

‘Mbretërit’ nga disavantazhi prej 2-0, kanë rigjetur forcën për ta përmbysur epërsinë e nikoqirëve dhe në fund fituan ndeshjen me rezultat 2-3, takim ky i zhvilluar në kuadër të javës së 24-të të La Ligës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Nikoqirët furishëm e nisen pjesën e dytë të lojës duke shënuar dy gola të shpejta përmes Trigueros (50’) dhe Bakambu (56’).

Por, madrilenët nuk u dorëzuan dhe nisen sulmet e parreshtuar drejt portës vendëse.

Uellsiani Gareth Bale ngushtojë (64’) rezultatin në 1-2, tetë minuta më vonë Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë barazoi shifrat në 2-2, ndërsa, Alvaro Morata (83’) realizoi golin e tretë dhe të fitores për ‘Los Blancos’.

Pas kësaj fitore, Real Madrid kthehet në krye të tabelës më 55 pikë, një më shumë së Barcelona, kurse, Villareal renditet e gjashta më 39 pikë. /KosovaPress

ME TE LEXUARAT