Reagon ashpër Haradinaj: Nuk më shqetëson Klani i Millosheviçit

Kliko per me shume info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se nuk është i shqetësuar nga klani i Millosheviçit dhe se ka dëshmuar pafajësinë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare dhe është përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit të Kosovës. Gjithashtu ish-kryeministri i Kosovës ka thanë se së shpejti do të rikthehet në vendin e tij.

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviçit

Kliko per me shume info

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të merren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviçit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here