Sali Berisha reagon ashpër: Rama e Saje qorri po lajnë m… me sh…

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaratat e mbrëmshme të policisë së shtetit, e cila i referohej asaj italiane, ku sqaroheshe se kapja e sasisë prej 8 ton lënde narkotike e sekuestruar në Itali nuk ka lidhje me Shqipërinë, i konsideron thjesht justifikime dhe shkon më tej kur thotë se ky është trafik shtetëror që përdorë trafikantë të huaj.

Berisha shton se sqarimi dhënë mbrëmë për mediat është dërguar nga Rama tek Tahiri për të larë m… me sh…, siç thotë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komenti i plotë i Berishës në Facebook:

“Te dashur miq, per sekusestrimin nga policia italiane ne Ankona te sasise me te madhe ne histori prej tete tonesh te kanabisit te nisur nga Porti i Durresit, Ediskobari deklaroi nepermjet zedhenesit te tij se Shqiperia nuk eshte e perfshire as ne njerez as ne mjete ne kete çeshtje. Ky betim i policise deshmon perfundimisht se kemi te bejme me nje trafik shteteror te organizuar duke perdorur nje trafikant te huaj me kamion te vetin, me qellimin e vetem qe ne rast se kapet sasia kolosale, Rama te betohej se Shqiperia nuk eshte e perfshire as ne njerez dhe as ne mjete, por ne ngarkese dhe ne percjellje (shenim i imi), perndryshe duhet te themi se droga hyri nga fqinjet ne Shqiperi dhe se Durresi eshte port i Maqedonise apo i pirateve, trafikanteve dhe jo i Shqiperise. Prisni tani kur te betohen per floten e narkotrafikut, meqenese pilotet dhe avionet nuk jane shqiptare, se Shqiperia nuk eshte e perfshire as me njerez (pilot)dhe as me mjete (avion). Ketu me poshte keni komunikaten qe Rama i dergoi nepermjet sugarit te tij Fuga, Saje qorrit per te lare m…. me sh….! sb”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT