Komunikimi i Javës, Rama: Banorët e Zharrëzës po përdoren nga "tutorë politikë"
"Ndalimin e shpimeve dhe injektimeve te ujit teknologjik e kerkojne edhe ata qe erdhen ne kembe drejt Tiranes por kjo kerkese eshte permbushur qe prej dhjetorit te vitit te kaluar. Prej dy muajsh po punojme per vleresimin e demeve, cka eshte ne perfundim. Banoret kane kerkuar rivleresim demesh dhe qeveria ka qene dakord me nje pjese te tyre. Kemi folur me kompanine Bankers per nje skeme demshperblimi".
Keshtu deklaroi kryeministri Edi Rama ne "Komunikimin e Javes" ne rrjetet sociale ne facebook te dielen.
Rama theksoi se banoreve u ka ardhur ne maje te hundes si pasoje e problemit qe e ka rrenjen vite e vite me pare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kryeministri theksoi se problematika eshte teper e nderlikuar per rolin e naftes ne ekonomine e vendit.
Rama nuk ka lene pa kritikuar ashper sic tha, aktivistet qe po i nxisin banoret te protestojne e qe po u bashkohen protestave te tyre per perfitime te organizatave fantazme te shoqerise civile qe perfaqesojne.
Kryeministri tha se protestuesve iu ishte bere gati edhe nje cader poshte zyres se tij nga ata qe i cilesoi "tutore politike te varferise".
Rama beri me dije se kontrata me Bankers eshte e trasheguar dhe nuk mund te griset pasi ka kosto per arken e shtetit.
Kreu i qeverise theksoi se protesta e opozites eshte nje dalje hapur kunder vettingut per gjyqtaret e prokuroret e korruptuar.
"Kerkojne revolucionin e pamundur per te ngritur ne kembe popullin per te mbrojtur karrieren e tyre", tha Basha, duke iu referuar protestes se opozites.
Ai beri me dije se pergjegjesit e gjendjes ku jane banoret e Zharrezes bejne sot avokatet e ketyre qytetareve./lajmifundit.al