Rama: Vettingu jo për ambasadorin e SHBA, as për Prokurorin e Përgjithshëm

Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar deri diten e sotme përplasjen publike mes ambasadorit të ShBA dhe Prokurorit të përgjithshëm.

Në një takim me përfituesit e skemës lehtësuese për kamatëvonesat e energjisë elektrike, kreu i qeverisë zgjodhi që duke iu drejtuar atyre te jap dhe variantin e tij për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi dhe vettingu-t për gjyqtarët dhe prokurorët, duke lenë të kuptohet se me kë nga palët në këtë përplasje rreshtohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Reforma në drejtuesi nuk është për të futur disa pushtetar të korruptuar në burg. Jo, është që ju të merrni drejtesi te dera e gjykatës. Dhe vettingu nuk është as se e dua unë, ambasadori apo prokurori i përgjithshëm… Është për të bërë shtet", tha Rama.

Prokurori i Përgjithshëm pati një reagim të fortë javën e shkuar për deklaratat e diplomatit amerikan, që e akuzonte se ishte kundër reformës në drejtësi dhe kishte shkelur frymën kushtetuese me propozimet e organit që drejton në Këshillin e Emërimeve në Drejtuesi.

Përplasjen mes tyre e komentoi dhe kreu i Kuvendit, që i dha të drejte Prokurorit të Përgjithshëm duke deklaruar se ai ka zbatuar pikë për pikë Kushtetutën me propozimet për shortin e KED.

ME TE LEXUARAT