Rama paralajmëron Lefter Kokën: Uroj të mos e bëjë më gabimin

Kliko per me shume info

Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili ditë më parë ka bërë deklarata të forta për kanabizimin e vendit.

Rama uron që gabimi i bërë të mos përsëritet, por nuk foli për falje.“Nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit apo edhe gjatë pilafit nëse doni në këtë politikën tonë. Unë sigurisht që di të bëj edhe dallim e qarë mes një ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë, dhe një ministri që ka të drejtën edhe ai të bëjë një gabim. Është një gabim, jam i bindur që nuk do të përsëritet dhe patjetër uroj që bindja ime të provohet në realitet pasi në rastin e ministrit tjetër, mendoj që bëhet fjalë për një anëtar i kabinetit që ka qenë një pjesëtar i kabinetit që ka respektuar skuadrën dhe porcionin e tij në raport me detyrën”- , u shpreh Rama.

Kliko per me shume info

Pra e keni falur z. Koka për atë deklaratë?

Nuk fola për falje, por për të drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here