Rama mahnitet nga vajza në Vlorë, e ngacmon “live”: Jepi mikrofonin se na hutoi
Në shpërndarjen e legalizimeve, teksa Rama thirri emrin e zotërisë së radhës që do të merrte lejen, u ngrit për ta marrë një zonjushë shumë e bukur vlonjate.
Sapo e pa Rama u shtang dhe madje për të dalë nga situata e tha publikisht “na hutoi”.
Por batuta e Ramës nuk mbaron këtu, ai pasi i dha lejen, thirri drejtorin e Aluiznit në Vlorë dhe iu drejtua vajzës, duke i thënë se e kishte hutuar drejtorin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rama: Jepi mikrofonin se na hutoi
Vajza: Është nder dhe kënaqësi e vecante e dorëzuar nga vetë kryeministri personalisht, ju falenderoj dhe një falenderim i vecantë për drejtorin e ALUIZNI Egon Velaj.
Rama: Hajde takoje mo, takoje, njiheni? Hajde ta gëzoni. Të fala babait, mamasë
Po ti ç’rri kështu? (iu drejtua Rama drejtorit të ALUIZNIT Vlorë), na e hutove drejtorin, i tha Rama vajzës.