Rama batuta për kryebashkiakun e PD në Selenicë, i uron ditëlindjen
Kryeministri Edi Rama ishte sot në inspektimin e punimeve të projektit për Rehabilitimin e lumit të Vlorës, ku nuk munguan as batutat.
Ai i uroi ditëlindjen kreut të Bashkisë së Selenicës, i cili vjen nga Partia Demokratike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rama tha se në këtë zonë, partia është Vlora dhe se kryebashkiakun e “kemi njeri të punës”.
"Edhe një gjë tjetër në fund, fare fare. Dua t’i uroj ditëlindjen kryetarit të Bashkisë së Selenicës. E kemi me Partinë Demokratike, po e kemi të punës. Apo s’je me Partinë Demokratike? Nejse, Partia Demokratike e ka mbështetur në zgjedhje.
Ne këtu jemi, gati jemi. Realisht, ia uroj me gjithë zemër ditëlindjen. Se socialist e se demokrat, këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora", tha Rama.