Shoferi kryen 3 shkelje njëherësh, nuk gjobitet, s'do ta besoni kush është autori

Soft

Tashmë çdo ditë shoferët hasin me shkelje nga më të ndryshmet, por e "bukura" është kur këto shkelje bëhen pikërisht nga policia.

Ajo që supozohet të jetë shembull për ne qytetarët, tashmë duket se ndihet e mbinatyrshme, pasi shkeljet nuk bëhen një e nga një, por tre përnjëherësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja e mëposhtme i thotë të gjitha, ndërsa shoferi që ka kapur mat këtë polic e shpjegon situatën në fjalë, megjithatë ka një pyetje për të gjithë ne në fund:

Përshëndetje jeta osh qef. Po ju nis këtë video për t'ju treguar sesi policia shkel rregullat e qarkullimit.

Kjo makinë policie hyn kundravajtje.

Kalon semaforin me të kuqe (siç shihet ka makina që dalin nga rrugët anësore sepse këta të fundit lëvizin pasi e kanë semaforin jeshil) -- makina e policisë bëhet burim AKSIDENTI.

Makina lëviz pa sirena ndezur, që të levizë në këtë mënyrë.

Një pyetje kam: kush merr masa admininistrative për këta shoferë?

ME TE LEXUARAT