Qeveria maqedonase i drejtohet Ramës: Merru me problemet në Shqipëri, mos ndiz zjarr në Maqedoni!

Kosovë&Rajon

Disa ditë më parë , kryeministri Rama foli për krizën në vendin fqinj dhe rolin e shqiptarëve. Për këto deklarata, qeveria maqedonase ka reaguar.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka këshilluar politikanët në rajon që të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të tyre, në vend që të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë”.

“Rikujtojmë se në Maqedoni ka përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët. Ata janë faktorët e vetëm legjitim për sjelljen e vendimeve. Do të ishte mirë që koncepti i Maqedonisë për integrim multikulturor në shoqërinë e bazuar në vlera evropiane, ta zbatojnë edhe shtetet fqinje. Politikanët nga shtetet fqinje vazhdimisht tentojnë që ta tërheqin vëmendjen nga problemet e shtëpisë. Zjarrvëniet e qëllimshme te fqinjët, shkojnë kundër vlerave evropiane. Gjithsesi është më tërheqëse për to që të merren me vendet fqinje, në kushte kur përballen me problemet reale të qytetarëve të vendeve të tyre. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë që të përkushtohen ndaj reformave që janë mjaft të rëndësishme përpara se të ëndërrojnë për lidership dhe të krijojnë ndarje ne rajon”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklaratat e Ramës

Deklaratat e Ramës për Maqedoninë, qeverinë e atjshme dhe rolin e shqiptarëve janë bërë në emisionin e Ilva Tares, në Ora Neës.

“Nuk është arritja ime, por që kam dhënë kontributin tim jo për të rrëzuar njërin dhe ngritur tjetrin, por për të ndikuar që shqiptarët të trajtohen me dinjitet si të barabartë në një shtet që ne kemi interes strategjik ta shikojmë stabël dhe në konsolidim. Shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformuese. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.

Bashkëjetesa e shqiptarëve me maqedonasit, harmonia në këtë bashkëjetesë dhe respekti i barabartë si njerëz është kyç. Kjo është e gjithë. Asnjë ndikim që shqiptarët të bëhen me njërin apo me tjetrin. Thjesht dhe vetëm inkurajim dhe mbështetje për një platformë të të gjithë shqiptarëve bashkë që nuk janë bërë një parti. Kanë divergjencat e tyre.

Ne e respektojmë pluralizmin e partive siç respektojmë Maqedoninë një dhe të pandashme. Në respekt të pluralizmit të tyre, ata kanë rënë dakord që disa çështje themelore që nuk janë të reja, të shpikura apo të shkruara në Tiranë, por të vulosura marrëveshjen tanimë antike të Orhrit, të vendosen në tavolinë si detyrime të përbashkëta të shqiptarëve dhe të maqedonasve për t’i implementuar.

Marrëveshja e Ohrit është “ylli polar” i shqiptarëve dhe për një periudhë kohe për fat të keq, ai yll polar u zbeh apo u imitua le të themi në mënyrë artificiale duke u lënë jashtë vëmendjes në thelbin e vet. Kjo është e gjitha. Se bie dakord me njërën palë se me tjetrën nuk ka rëndësi. Shqiptarët kanë rënë dakord për këtë platformë. Do të isha shumë i dëshiruar që të shikoja nga pala maqedonase objektivitet dhe realizëm. Shqiptarët nuk mundet më të tërhiqen në qeveri dhe pas qerres së qeverisë për ca poste e vetura. Shqiptarët meritojnë të respektohen njësoj si maqedonasit”.

ME TE LEXUARAT