Qeni zbulon 10 ton droge ne portin e Ankones, arrestohet shqiptari

Aktualitet

Mediat italiane raportojnë se një sasi prej 10 ton drogë është sekuestruar në portin e Ankonës, ndërsa në pranga është vënë një shtetas shqiptar.

Sipas mediave droga u kap në një kamion të mbushur me hekur dhe është zbuluar rastësisht duke kontrolluar dokumentat e kamionit. Droga është zbuluar gjatë kontrollit me qentë e antidrogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën të ditur se droga kishte si destinacion një qytet të veriut të Italisë, ku më pas do të ndahej dhe do të shitej.

Bëhet fjalë për 10 milionë doza që do të shiteshin në të gjithë Italinë e Veriut.

Hetimet në lidhje me këtë supertrafik janë duke vazhduar.

Ndërkohë mediat shkruajnë se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kapur kohët e fundit.

ME TE LEXUARAT