Punonjësit e Uzinës së naftës në Fier në protestë: Kemi 20 muaj në të zezë

Aktualitet

Punëtorët e Rafinerisë së naftës në Fier kanë nisur protesta pasi prej muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Protestuesit, të cilët janë mbledhur para Prefekturës së Fierit, njëzëri pohuan se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e tyre, ndërsa shtojnë se Rafineria është lënë në mëshirë të fatit dhe është braktisur.

Po ashtu, ata iu kundërpërgjigjën kryeministrit Edi Rama, për pretendimin që ky i fundit theksoi se nuk ka punëtorë të pasiguruar, ndërsa shtuan se ata kanë punuar në të zezë për 20 muaj.

“Kryeministri thotë se nuk ka punëtorë të pasiguruar, por për 20 muaj që kemi punuar në të zezë, pa sigurime.”, u shprehën ata.

ME TE LEXUARAT