Publikohet videoja e grabitjes së kazinosë natën e shkuar, autori: Shpejt nxirri lekët (Video)

Aktualitet

Grabitja e kazinos një natë më parë pranë zonës së “Selvisë” në Rrugën e Dibrës është regjistruar nga kamerat. Të publikuara nga Lapsi, pamjet tregohet qartë se autori i cili mbante në kokë një kapuç të bardhë dhe nën kërcënimin e pistoletës lodër merr paratë.

Ai sapo hyn në kazino i kërkon akrëtarës paratë duke i thënë: Shpejt shpejt nxirri lekët..

Ndërsa arkëtarja i lutet grabitësit që të mos i bëjë gjë, duke i thënë: Kemi kalamaj…

Autori, i cili ende nuk është identifikuar në momentin që dilte nga kazinoja, u qëllua me grushta nga roja private, por mundi të arratisej, duke lënë në vendngjarje pistoletën lodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

[embed]http://www.dailymotion.com/video/x5bl284_grabitja-e-kazinose-new_news[/embed]

ME TE LEXUARAT