A do ta përmbysë Barcelona PSG-në? Flet sërish Guardiola

Sport

Për Pep Guardiolan, Barcelona mbetet klubi më i mirë në botë.

Pep Guardiola është rikthyer sërish të flasë për Barcelonën. Në konferencën për media, para ndeshjes mes Manchester Cityt e Monacos në Ligën e Kampionëve, Pep Guardiola u pyet sërish për ish klubin e tij, nëse katalunasit do ta përmbysin rezultatin prej 4:0 ndaj PSG-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditë më parë, Guardiola tha se nëse një klub mund ta bëjë këtë dhe të shkruajë histori, është Barcelona, derisa sot trajneri spanjoll vetëm thotë se Barcelona është klubi më i mirë në botë dhe se është i fokusuar te skuadra e tij.

“Për mua, Barcelona mbetet klubi më i mirë në botë. Ne jemi këtu të shohim dhe flasim për niveli tonë, nëse jemi në gjendje që të kalojmë në raundin tjetër”, iu përgjigj Guardiola gazetarit, kur u pyet nëse Barcelona do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit.

ME TE LEXUARAT