PS paralajmëron LSI-në: Jemi të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicionin

Kliko per me shume info

Teksa ishte në Shkodër, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh i bindur se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë deri më 18 qershor, edhe pse maxhoranca është në kulmin e debatit.

Bushati ka paralajmëruar LSI-në duke thën se  “jemi të gatshëm dhe të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicionin”.

Kliko per me shume info

“Nuk ka diskutim që kjo është një kontratë jo thjesht disa partive politike por mbi të gjitha një kontratë që shqiptarët e kanë votuar me 23 qershor. Jemi të gatshëm dhe të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicionin, për ta shtuar koalicionin në kontribute dhe vlera. Një mandat i qartë për PS edhe në zgjedhjet që presim me 18 qershor është një garanci që reformat do zbatohen.

Për kritikat që ka bërë deputeti i LSI-së Vangjel Tavo për policinë, Bushati tha:

“Jemi të përqendruar totalisht tek puna sepse me 18 qershor ne si qeveri, PS do tu japë llogari qytetarëve shqiptarë sa i përket përmbushjes së reformave dhe sa i përket përmbushjes së zotimeve të marra. E dua Vangjelin, por më shumë dua SHBA dhe BE. Dhe kur vjen puna për vlerësimin e reformave dhe sfidave që duhet të përballojmë të gjithë sëbashku, përfshirë dhe Vangjelin, besoj se ekspertiza amerikane dhe ekspertiza e shërbimeve të Komisionit Euriopian të vendeve anëtare është një pikë shumë e mirë reformimi të mëtejshme për gjithë institucionet shqiptare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here