U dhunua nga militantët e PD-së, flet personi që provokoi Bashën

Gjatë një takimi që zhvilloi kreu i PD-së Lulzim Basha, pak ditë më parë në Kavajë me simpatizantët e kësaj partie ka ndodhur një incident. Me 13 shkurt Fisnik Gjoni  u dhunua në Kavajë nga simpatizantë të Partisë Demokratike.

Gjoni ka thënë se gjatë takimit të Bashës reagimi i tij nuk ka pasur qëllim për të mbrojtur ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi, por për gjendjen në të cilën PD e la Kavajën dhe ndryshimin që pësoi gjatë qeverisjes socialiste.

Pasi ai filloi të fliste me superlativa për punët e ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi, militantët e PD-Së e larguan me forcë nga takimi. Këtë situatë ata e quajtën provokative dhe personin në fjalë e cilësuan si njeri të futur nga bashkia.

Por edhe pse ndjehet i dhunuar dhe i poshtëruar nga partia për të cilën ai kontribuoi, që në hapat e parë, pishtari i demokracisë, Fisnik Gjoni tregon për krijimin e Partisë demokratike në Kavajë dhe ditën kur Azem Hajdari shkoi për herë të parë në Kavajë dhe kur kërkoi mbështetjen e të rinjve kavajas për grevën e urisë.

Dikur lokali i tij në Kavajë mbante emrin “Pishtari”, dedikuar nderimit që iu bë nga shteti për kontributin e tij për ardhjen e demokracisë në vend. Por sot, Fisnik Gjoni shprehet se në PD nuk ka më vend për pishtarët dhe se burrat e mirë dhe me kontribute u larguan.

Fisnik Gjoni tregon me nostalgji edhe demonstratën e 26 marsit 1990, e cila është cilësuar edhe demonstrata që inicioi ndryshimet radikale në vend.

Sipas Gjonit në atë kohë ai dhe qindra djem të rinj të Kavajë u hodhën në shesh për të kërkuar lirimin e shokëve të tyre, dhe për të kundërshtuar regjimin komunist nën thirrjet “Liri Demokraci” shkruan ReportTV.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gruaja i kthehet burrit: Ti më solle dashnoren në shtëpi, i dhashë bukë

Gruaja e akuzuar nga burri dhe vajza se i jepte valium për ...