Protesta pa afat, ja përgjigjia e policisë për PD-në

Aktualitet

Paraditen e sotme, në orën 12:00, partia Demokratike do të nisë protestën kundër qeverisë Rama. Mësohet se rreth 2 mijë forca policore të drejtorive të Tiranës dhe rrethet do të angazhohen për të ruajtur rendin, duke nisur që nga 09:00, janë shtuar masat e sigurisë dhe janë ngritur shumë pika kontrolli në akset kryesore të hyrjes e daljet e kryeqytetit. Për të kontrolluar persona që mund të vijnë në Tiranë dhe të armatosur.

“PD gjatë ditës së djeshme ka paraqitur dhe dy kërkesa të tjera duke kërkuar që protesta të mos ketë një orar përfundimi. Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje që kjo kërkesë nuk pranohet. Për faktin se ligji për tubimet parashikon që tubimet kanë orën e fillimit dhe të përfundimit. Policia e Tiranës në dy raste i ka kthyer që kërkesa e tyre nuk pranohet

Por nëse do të vijojë protesta cfarë do parashikohet pas orës 16:00?

Në bazë të ligjit ky tubim do të quhet i paligjshëm

ME TE LEXUARAT