“Protesta më 18 shkurt, Rama mbulon me skela hekuri kryeministrinë”

3
Kliko per me shume info

Mbrëmjen e sotme para kryeministrisë po punohej deri vonë. Arsyen e zbulon analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24. Sipas tij, një grup punëtorësh po vendosin skela hekuri në hyrje të selisë qeveritare dhe po mbulojnë me pëlhurë të zezë “veprat e artit” aq të dashura për kreun e qeverisë.

Por a është ky veprim frikë para protestës së 18 shkurtit të opozitës? Bushati thotë se nuk është i mirë me parashikime dhe se nuk ka arritur të parashikojë as degradimin e protestës së 21 Janar 2011-të.

“Nuk jam parashikues i mirë, edhe në 21 janar nuk e gjeta, i vlerësoj pak më seç duhet forcat politike. Por di që Edi Rama po mbulon me skela hekuri gjithë kryeministrinë dhe këtu duket se ka një frikë…”,- tha ai.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here