Deklarata/ “S’kemi frikë nga protesta e 18 shkurtit, s’rrëzohet qeveria me banditë”

14
Kliko per me shume info

Deputeti socialist Erjon Braçe deklaron se mazhoranca nuk i trembet protestës së Partisë Demokratike më 18 shkurt.

Deputeti socialist tha se protestuesit mund të vinë si të duan dhe me çfarë të duan pasi askush nuk mund të rrëzojë një qeveri legjitime, aq më pak disa banditë.

Kliko per me shume info

Sipas Braçes protesta dhe bojkoti i parlamentit nga PD ka vetëm një qëllim, të vonojë ngritjen e komisioneve të Vetingut.

Duke folur për zgjedhjet e 18 qershorit në emisionin ‘’45 minuta’’ në Report Tv, Braçe tha se PS e ka të qartë zgjidhjen për të vazhduar koalicionin me LSI por shtoi se hezitimi deri tani ka ardhur nga LSI.

Si gjykoni përplasjet Llalla-Lu? Sot çfarë po ndodh? Lu deklaroi se Llalla po pengon reformën në drejtësi, dhe nuk ka asnjë reagim nga qeveria dhe nga PS?
E dini si shkarkohet prokurori i përgjithsshëm? Diferenca mes Berishës dhe nesh, është se ai i ka bërë shkarkimet e padrejta, dhe ka bërë sulme personale. Që të shkarkohet Prokurori duhet të krijohet një Komision i Posaçëm për Prokurorin. Lalla në vlerësimin e Lu-së mund të ketë qenë i tillë, por Reforma në Drejtësi është miratuar deri në pikën e fundit. Sot ne kemi në fuqi të gjitha ligjet, përfshirë edhe vettingun. Prokurorin mund ta shkarkosh për arsyet që janë përcaktuar në Kushtetutë. Vendimi për të shkarkuar prokurorin, duhet ta nënshkruajë Nishani. Ju mendoni se Nishani do mbështesë një vendim të mazhorancës? Unë nuk kam besim tek ai.

Duket sikur Lu ka mbetur vetwm, sepse as Rama, as Meta as Basha, nuk e ka mbështetur në këtë përballje me Prokurorin e Përgjithshëm ?
Unë dua të vlerësoj pafund rolin e Lu dhe Vlahutin në raport me Reformën në Drejtësi. Pa këta dy persona, nuk do të kishte Reformë në Drejtësi. Unë jam në brendësi të fakteve sesi këta dy persona kanë shtyrë drejt zbatimit të Reformës në Drejtësi. Por ajo që thonë për kryeministrin dhe Metën nuk është e vërtëtë. Të dy po kërkojnë me ngulm reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj.

Kush është sipas jush koka e çmendur që përmendi Meta gjatë konferencës?
Unë lexoj origjinalin, nuk merrem me këtë pjesë. Do merrem me ato që janë fakte. Meta ka administruar fakte që kanë ardhur nga 3 institucione. Përgjegjësia, e atyre informacioneve që ka administruar Meta është e tjetër kujt. Roli i Metës ka qenë kyç në ILDKPI. Vettingu do të kryet siç është i parashikuar në Kushtetutë. Ka 3 institucione që do të krijohen, ashtu sic 2 instutucionet që do kryejnë punën janë në funksion që tani. Është e tepërt që të flasim tani e kush do e kryejë, amabsadorët apo jo.

Ka pasur informacione, që shumica e PS ishte përgatitur të mbante një qëndrim të fortë ndaj Llallës. Sipas jush a po bën shantazh Prokuroria me dosjet e deputetëve të shumicës?
Mua mu bë shumë vite në PS aq sa nuk i numëroj dot më. PS-në nuk e shantazhon dot njeri. Në krahun tjetër cilido që ka shkelur ligjin tashmë e ka standardin e qartë. Do parballet pa mbrojtëse në organet e drejtësisë. Ne nuk na shantazhon dot njeri, qoftë ky prokuror apo dikush tjetër. Ne nuk ofrojmë mbështetje për askënd. Cilido që ngre akuzën për një zyrtar në PS duhet të mendojë që kjo akuzë duhet të jetë e mbështetur në ligj, prova dhe fakte.

Sapo ndodhi kjo historia e përplasjes përfunduan në pranga 2 policë në jug të vendit që janë bastione të PS-së? Për të cilët kishte kohë që hetohej. A mund të quhet kjo një kundërpërgjigje e Prokurorisë?

Bastionet tona nuk janë bastione krimi. Nuk ka lidhje policia e shtetit me bastionet. Njëri nga policët ishte në hetim prej kohësh. Nuk dua t’i hyj këtyre historive. Ai person ka qenë në sistem përpara se të vinim ne në pushtet. Ky person nuk ka asnjë lidhje me bastionin e PS në Vlorë apo Tepelenë. Gjithsecili i emëruar nga ne do të përballet me drejtësinë, dhe nuk ka mbrojtje nga askush.

Në lajmet tuaja pashë këtë komshiun në lagje (Basha) që nuk bëri asgjë për lagjen meqë ra fjala, pashë që ftonte njerëzit nga Kamza. Atje ka një jetë që bashkinë e drejton PD-ja. Ajo bashki ka probleme të thella korrupsioni. Është kryer masakër korruptive në bashki. Duke ardhur tek protesta ne nuk shantazhohemi dot dhe nuk kemi frikë. Ne jemi gati ju themi të vijnë kur të duan, me cfarë të duan sepse vetëm vota e popullit e rrëzon qeverinë. Asgjë tjetër nuk e rrëzon këtë qeveri legjitime. Ta harrojnë me pak fjalë rrëzimin e kësaj qeverie me disa banditë. Duke thënë këtë unë kam parë edhe këtë asocimin që po ndodh në Rumani dhe me këtë që do bëjnë në 18 shkurt. E para nuk mund të mbledhin njerëz sepse i kanë rrjepur njerëzit duke i vjedhur. Së dyti këtu protesta që po thirret është për të penguar qeverinë, Kuvendin për të penguar ngritjen e një drejtësie të re që duhet të merret me korrupsionin. Nëse duhet të ketë një protestë në 18 shkurt duhet të jetë ajo për të rrëzuar murin kundër Reformës në Drejtësi.

Opozita ka parlajmëruar se do të bojkotojë komisionet ?
Punë e madhe. Nuk ka lidhje me komisionet e zakonshme, as me seancat. Bojkoti i tyre ka të bëjë me vonesën e ngritjes së insitutucioneve të vettingut. Është e parashikuar edhe në ligj kjo gjë, nëse një nga palët nuk merr pjesë, kështu që edhe kjo do të zgjidhet por që do të vonojë në kohë.

Por edhe gjuha juaj nuk është gjuhë bashkëpunimi me opozitën?
Bashkëpunimin me njëriun që ka rrënuar Shqipërinë nja 3 herë?

A është forcuar koalicioni? A janë sheshur divergjencat mes jush?
Mund të më thoni në 3 vite e gjysmë nuk ka pasur debate me koalicionin? Ne kemi pasur gjithmonë divergjenca në funksion të një mirëqeverisje.

A nuk është folur në mbledhjen e kryesisë për mundësinë e një koalicioni pa LSI-në?
Është folur vetëm për gjëra të brendshme të Partisë Socialiste në raport me organizimin e partisë për zgjedhjet e qershorit. Po ta përsëris është folur zero në mbledhjen e kryesisë për koalicionin. Probleme organizative të Partisë Socialiste. Skema organizative është e qartë. Kjo e ka shqetësuar edhe Bashën, që nuk e shoh fare në territor.

Kur do ketë një vendimmarrje në lidhje me koalicionin apo çdo gjë varet nga LSI?
Zgjedhja jonë është e qartë, për t’i dhënë një shumicë të konsoliduar për të vazhduar me reforma të forta që janë kura më e mirë për një Shqipëri të lodhur nga korrupsioni. Zgjedhja jonë është të futemi me LSI-në në zgjedhje. Mesa po shoh ka hezitim deri tani nga LSI.

Tani do flasim për ekonominë?

Në mars do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve. Rritja e pagave dhe pensioneve, amnistia për gjobat kanë qenë të dakortësuar me FMN.

Projekti 1 miliard, real apo elektoral?
Nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Ofertën ekonomike për zgjedhjet duroni edhe pak. Ka një grup pune që po bën një analizë të qeverisë në këto vite. Paralelisht do të keni ofertën ekonomike të qeverisë. Plani ka lidhjen me një program të qartë të zhvillimit ekonomik, në rrugë, arsim, shëndetësi dhe furnizimit me ujë. Ne po synojmë të thithim investitor.

A mund të na tregoni pak skemën? Formula është dyshuese?
Nëse do të shkojmë me këtë paragjykim, çdo investim do të konsiderohet pastrim parash.

Ju jeni dakort me këtë formulë pra me PPP?
Unë jam dakort që paratë e shtetit të investohen për qytetarët, por që të mos rrisin koston për to. Kjo nismë nuk rrit kostot, as për shkolla as për spitale. Interesi tjetër është stabiliteti i buxhetit të shtetit. Doni të kthehemi te skema e vjetër, ajo e rrugës së Kombit, që u shit çdo gjë për atë rrugë. Veç kësaj u mor edhe një borxh me 14% që po vazhdojmë ta paguajmë akoma dhe sot.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here