Protesta e PD më 18 shkurt, policia e Tiranës: Ja rrugët që bllokohen të shtunën

Policia e Tiranës bëri publike masat e ndërmarra për protestën e nesërme të Partisë Demokratike dhe rrugët që do të jenë të bllokuara në qendrën e Tiranës.

Policia ka thene se te shtunen, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Sipas policise, këto rrugë do të jenë të bllokuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Po ashtu, policia tha se do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës thotë se ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestes dhe kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Deklarata e policise:

Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes.

Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘Eja fli tek unë’, Shqiptari rrëmben dhe përdhunon për 6 orë transseksualin

Një transseksual është rrëmbyer dhe përdhunuar për gjashtë orë. Sulmi është punë ...