Protesta e 18 shkurtit, Basha: S’dihet kohëzgjatja. Policia të mos provokojë

Politikë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga selia e PD-së ka folur për protestën e 18 shkurtit. Ai ka deklaruar se protesta për zgjedhje të lira e të ndershme do të nisë nesër në orën 12:00 por qytetarët janë ata që do të vendosin se kur do të mbarojë.

“Janë qytetarët që do të vendosin për kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës pa dyshim me fitore të kauzës qytetare”

Basha e quajti protestën e madhe, festë të demokracisë, por paralajmëroi policinë të mos provojë pasi ndryshe do të përballet me pasojat.

“Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimit politik, Të mos provokojë ndryshe do të përballet me pasojat, por jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha tha se nesër të gjithë së bashku do të marrin një vendim për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Dhjetra mijëra qytetarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, kanë konfirmuar qëndresën, përkushtimin deri në arritjen e fitores. Unë sot dua ti garantoj ata se nesër me fuqinë e madhe të pjesëmarrjes popullore e të bashkimit përmes një proteste madhështore, një shfaqje demokratike e forcës së pamposhtur por dhe paqësore do i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë që do të jetë me sytë tek ne, dhe do na mbështesë për fitoren e kauzës së drejtë për zgjedhje të lira e të ndershme”

ME TE LEXUARAT