Protesta e 18 shkurtit në Tiranë, Veliaj surprizon PD-në: Vazhdoni, por kujdes…

Erion Veliaj, gjatë analizës së Agjencisë së Parqeve të Rekreacionit, ka përshëndetur punën e APR-së për “operacionin gjigand të mbjelljes së pemëve dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë”. Po ashtu, Veliaj  i bëri thirrje atyre që do të protestojnë të mos bëjnë pis kryeqytetin, por të sillen si njerëz të qytetëruar.
“I kam dhënë leje Partisë Demokratike të bëjë protestën, por vetëm një gjë i them: “Mos na bëni pis Tiranën”, protestoni si njerëz të qytetëruar, pa akte vandalizmi. Mos këpusni asnjë lule, mos shqyeni asnjë gur, dhe asgjë të kësaj natyre të shëmtuar. Është kapitull i mbyllur ai kur vijnë njerëzit me autobusë nga rrethet dhe shkatërrojnë Tiranën,” tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se deri tani në Tiranë janë ndërtuar 9 kënde lojërash, por Bashkia ka në plan ndërtimin e shumë të tjerëve, ndërkohë që është planifikuar edhe ndërtimi i 10 km kushtuar korsive të biçikletave.
“Të gjithë e patë se çfarë hoqëm për parkun e lojrave te liqeni. 78 protesta në 100 ditë për parkun e lojërave. Dhe ja ku jemi, sot është hapësira më e populluar e qytetit, ai park lodrash. Jo vetëm që nuk u prenë pemë, por u shtuan. Kjo punë për shtimin e parqeve do të shkojë edhe në komuna jo vetëm brenda për brenda qytetit. Kemi parkun e Pezës, të Dajtit, parku i dytë i madh është ai i Yzberishit. Ndërtuam 9 kënde lojërash, por shumë të tjera janë në ndërtim e sipër. Ne inkurajojmë një stil jetese të shëndetshëm. Këtë praktikë që filluam, me mbjelljen e pemëve shpresoj ta kthejmë në praktikë të vazhdueshme duke mbjellë gjithnjë e më shumë. Unë besoj te shteti i fortë, jo te individët e fortë që zaptonin hapësirat publike. Hapësirat publike janë për njerëzit, për të moshuarit e për fëmijët. Njerëzit kanë nevojë të dalin, fëmijët të luajë, të moshuarit të luajnë domino, apo dhe një çift të puthet. Prandaj duhen parqet. Mbjellja e pemëve ka qenë një operacion gjigand në Tiranë. Ne kemi miratuar një sërë projektesh, kemi në plan 10 km kushtuar ndërtimit të korsive të biçikletave. Po kthejmë në binarë transportin publik,” tha Veliaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Topalli: Protesta ka fillim të mbarë, ja pse kundërshtoj bojkotin e zgjedhjeve

Protesta e opozitës dhe çadra e ngritur në bulevard është një nga ...