Protesta e 18 shkurtit, publikohet skenari. Demokratët do ngujohen para Kryeministrisë

45
Kliko per me shume info

Nesër në mesditë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj të koalicionit opozitar pritet të zhvillojnë një protestë, e cila do të fillojë nga “Sheshi Skënderbej”, për të shkuar drejt Kryeministrisë. Në mesditë, në orën 12:00, është njoftuar orari zyrtar i fillimit të protestës, për të cilën ka dhënë leje edhe policia.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike i thanë CityNeës, se kanë qënë dy skenarë të cilët u diskutuan si variente të mundshme për tu përdorur nga demokratët. I pari ishin protestë e përditshme dhe të pavarura dhe i dyti, ngujim përpara Kryeministrisë.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se pas diskutimesh, ka fituar varianti që mijëra demokratë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë. Aty pritet të çojnë edhe çadra, për të qëndruar protestuesit, por gjatë gjithë ditës dhe në vazhdim atyre do u çohet edhe ushqim dhe kreu demokrat Basha ka vendosur që të mos lëvizë deri në dorëheqjen e qeverisë.
Strategjia e demokratëve, ka një qëllim final që është dorëheqja e qeverisë Rama. Lulzim Basha ka hedhur një hap radikal dhe për të arritur qëllimin e kërkuar, do të bllokojë Bulevardin përpara Kryeminstrisë nga nesër dhe pa afat. Protestuesit që do qëndrojnë përpara Kryeministrisë, do të ndryshohen me orare. Janë me mijëra të tillë që do të lëvizin në formë stafete, duke zëvendësuar njëri-tjetrin në këtë protestë të gjatë, që PD e fillon nesër, me qëllim dorëheqjen e qeverisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira. /CityNeës

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here