Protesta, Basha mesazh të fortë qytetarëve: Pse ka frikë Qeveria

Politikë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dalë me një mesazh të fortë drejtuar qytetarëve dhe një sinjalizim të prerë për qeverinë.

Basha thotë se protesta e nesërme është kundër varfërisë, keqqeverisjes dhe kundër padrejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Lulzim Bashës:

Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësise, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë.

Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez te artit, kultures e sportit, te papune e sipermarres, fermere dhe punetore.

Nga ky bashkim i madh kane frike vetem ata qe duan ti mbajne shqiptaret te nenshtruar. Ndaj kane filluar te shpifin e të gënjejne për protestën.

Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.

Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen. #NgrihemiBashkë nesër më #18Shkurt.

ME TE LEXUARAT