PS: Prokuroria të hetojë Flamur Nokën, gënjeu në formularin e dekriminalizimit

Politikë

peza-nokaDeputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza i apeloi prokurorisë që të hetojë rastin e deputetit Flamur Noka, si dhe kryetarit të PD që të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhur me deputetin e tij.

“I kërkojmë kryeprokurorit që të nisë hetimet dhe njëkohësisht kryetarit të PD që të thyejë heshtjen dhe të shprehet publikisht për rastin Noka”, ka deklaruar Peza, i cili i është drejtuar në mënyrë direkte liderit të opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zoti Basha, në kulturën tuaj politike gjëja më e thjeshtë ka qenë hedhja e baltës dhe akuzave ndaj kundërshtarëve duke i quajtur kriminelë, por nëse e keni seriozisht kauzën e dekriminlizimit, atëherë duhet ta tregoni sot për deputetët tuaj, sepse ka një provë konkrete”, ka thënë Peza.

Ai ka theksuar se, shqiptarët duhet të shohin baltën e deputetëve të Bashës ndaj atyre të PS nga njëra anë dhe nga ana tjetër deklaratën e Nokës, “i cili ka mashtruar në formularin e vetëdeklarimit dhe duhet të lërë mandatin”.

“Ndaj është koha që prokuroria të nisë hetimet dhe Basha të shprehet publikisht dhe zyrtarisht se çfarë do të bëjë PD me deputetin e saj në shkelje flagrante të ligjit”, ka shtuar Peza.

ME TE LEXUARAT