Procedura te reja prokurimi për punonjësit e shërbimit privat të ruajtjes fizike

Aktualitet

Agjencia e Prokurimit Publik dhe Komisioni i Prokurimit Publik kanë hartuar një dokument me rekomandime për mënyrën sesi do të llogaritet fondi limit për procedurat ku detajet kanë të bëjnë me pagesën e punonjësve si roje dhe me shpenzimet për armatim.

Rekomandimi i APP-së do të shtrijë efektet për të gjitha procedurat e prokurimit që do të shpallen pas datës 13 shkurt

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rekomandim përcaktohet se paga minimale mujore e punonjësve të shërbimit privat të sigurisë fizike është 33 mijë lekë dhe jepet për 174 orë pune në muaj. Në këtë kontekst rekomandojmë që llogaritjet të kryhen në bazë të pagës orare 189.5 lekë.

Po ashtu, APP dhe KPP rekomandon që shtesat e turneve të dyta dhe të treta të përllogariten duke u bazuar mbi Kodin e Punës.

Konkretisht sipas nenit 81, çdo orë pune e kryer nga ora 19:00 deri në 22:00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind dhe çdo orë e kryer mes intervalit 22:00 dhe 6:00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50 për qind”, thuhet në rekomandim.

Agjencia e Prokurimit dhe Komisioni i Prokurimit vlerësojnë se shpenzimet për armatim nuk duhet të njihet pasi sipas legjislacionit në fuqi ato janë pronë e kompanive që japin shërbimin./ATA/

ME TE LEXUARAT