Prezantohet projekti i parkingut elektronik, Veliaj: Shmnag kaosin në Tiranë, ja si do të paguhet

Sot është prezantuar projekti i parkingut elektronik me pagesë në Tiranë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, kjo mënyrë moderne “shmang kaosin në kryeqytet”.

Gjatë analizës vjetore “Tirana Parking”, Veliaj sqaroi se çdo qytetar në Tiranë do të ketë mundësi ta paguaj me celularin e vetë në numrin 50 500 parkingun për 1 orë. “10 minuta para se të përfundoj koha e parkimit atij do ti vij një mesazh lajmërues”, tha Veliaj.
Sipas tij “kjo është mënyra më moderne se si ne e sjellim qytetin e Tiranës në të njëjtin rang si shumica e qyteteve të zhvilluara ku shmanget çdo kontakt fizik në shërbimin e parkimit”. “Ne jemi qyteti i parë në Shqipëri ku eliminohet kontakti fizik me njerëzit. Po ashtu punonjësit e parkimit do të pajisen gjithashtu me një tablet ku vetëm do të fusin targën e makinës dhe do të shohin sa minuta i kanë mbetur dhe nëse parkingu nuk është paguar do të aplikohet gjoba përkatëse”, tha Veliaj.

Çdo ditë në Tiranë lëvizin 200 mijë makina për 4 mijë vende parkimi në gjithë Tiranën, shtoi Veliaj, duke argumentuar se përse nuk mund të funksiononte parkimi falas në kryeqytet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Admir Çerpja mori pjesë në të dyja grabitjet në Rinas, shumat marramendëse që përfitoi

Admir Çerpja ka dhënë detaje të reja për grabitjen me armë të ...